Këshilltari i Kurtit s’e lë rehat Escobarin: Për çfarë ka ardhur ai në Prishtinë? Ndoshta për ngrohjen globale

by informim

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe një herë për qëndrimet e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Hoxha ka thënë se nuk e kupton Escobarin kur flet për një partner alternativ.

“Escobari të paktën është zhvilluar në shprehjet e tij. Ai nuk flet më për partner alternativ, por për qeverinë e ardhshme. Këtu duhet të kuptojmë se për çfarë e ka fjalën: A po flet për një qeveri të re në Serbi?; A po flet për një qeveri të re në ShBA?; A po flet për një qeveri të re në Kosovë? Mirë do të ishte të mendonte për ndryshimin progresist të qeverisë në Beograd. Qeveria në Prishtinë merret me punët e veta”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Hoxha i ka kthyer përgjigjeje edhe një deklarate të Escobarit, kur tha se kryeministrit Kurti e zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, gjatë takimeve flasin vetëm për Serbinë.

Hoxha ka pyetur se për çfarë ka ardhur në Kosovë Escobari.

“Sa për pohimin e tij të trishtuar se Kurti dhe Bislimi po i flasin vetëm për Serbinë, këtu përsëri na duhet të kuptojmë. Mos vallë Escobari ka ardhur në Prishtinë për diskutimin e temave të tjera dhe nuk e kemi kuptuar? Ndoshta për ngrohjen globale. Ndoshta…”, ka shkruar ai në fund.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy