Kryeministrja Ana Bërnabiq prej ditësh ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje dhe nëse kjo ndodh realisht, ministri i Jashtëm dhe kreu i SPS-së, Ivica Daçiq është në garë për pasardhësin e saj, mëson Nova.rs.
Se do të jetë kështu ndoshta do të merret vesh në mbrëmje kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq do t’i drejtohen publikut.
Vuçiq dhe Daçiq kanë pasur një takim dje, të cilin kryetari i SPS-së e ka vlerësuar si “shumë të mirë”. Të dy kanë ndarë informacionin për atë takim në Instagram.
“Uniteti kombëtar dhe stabiliteti politik janë interesat më të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore. Një bisedë shumë e mirë me presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Daçiq në Instagram.
Vuçiq deklaroi se ka pasur një bisedë me kreun e SPS-së “për të ardhmen e Serbisë, planet, programet dhe masat e përbashkëta”.
“Nesër mbrëma do të prezantojmë një pjesë të asaj për të cilën kemi punuar shumë me javë të tëra”, tha ai.
Nuk përjashtohet që mazhoranca të vendosë për zgjedhje të posaçme, por sipas informacioneve që ka Nova, rindërtimi i Qeverisë është një opsion më real për momentin