Nis kampanja “Një robot për çdo fëmijë”, synon digjitalizimin e shkollave fillore publike të Kosovës

by informim

Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë ka nisur kampanjën “Një robot për çdo fëmijë”, që ka për qëllim që të sigurohen robotë edukativë që të shpërndahen më pas falas në shkollat fillore publike të Kosovës e në këtë mënyrë të arrihet digjitalizimi i tyre. Ky fondacion synon 50 për qind të shkollave.

“Përmes kampanjës “një robot për çdo fëmijë”, ne synojmë të arrijmë pajisjen e të paktën 50% të shkollave fillore publike në vend, kështu që sa më shumë fëmijë të moshave 6-15 vjeç të mund të prekin botën e robotikës.”

banner

“Qëllimi ynë kryesor është sigurimi i sa më shumë robotëve edukativ në mënyrë që të shpërndahen falas në shkollat fillore publike të Kosovës, duke arritur kështu digjitalizimin e tyre. Kjo do të mundësonte që sa më shumë fëmijë të përfshihen në një qasje të re të edukimit, ku teknologjia përdoret vetëm si mjet për të nxitur te fëmijët të menduarit kritik dhe kreativ, punën në grup dhe komunikimin, aftësi këto të domosdoshme për të përballuar sfidat e shekullit në të cilin po jetojmë.”

Ky fondacion po kërkon donacione që të përfshihen së paku 50 për qind e shkollave publike në Kosovë.

“Deri më sot, përmes donacioneve KML ka arritur që të pajisë 25% të shkollave fillore të Kosovës me robotë edukativ falas, duke i përfshirë në garën tonë edukative. Përmes mbështetjes suaj, ne do të mund të arrijmë përfshirjen e të paktën 50% nga totali i shkollave fillore publike në vend. Prandaj, fondacioni ynë ju fton që t’i bashkoheni kampanjës “një robot për çdo fëmijë” që bashkarisht ta bëjmë të mundur këtë. Ne ju jemi mirënjohës nëse vendosni të kontribuoni, por jo vetëm, ne ju jemi falënderues nëse ju e shpërndani kampanjën tonë me shoqërinë tuaj.”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy