Osmani: Peticioni, mënyra më demokratike për të shpallur zgjedhje të reja në veri

by informim

Kosova mund të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë peticion për t’i kërkuar ato, ka thënë presidentja Vjosa Osmani të mërkurën.

Në një intervistë për Reuters, Osmani beson se një peticion është mënyra më “demokratike” për të vazhduar me zgjedhjet e reja.

“Në këtë mënyrë mendoj se do të siguronim pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të kishte ardhur fillimisht nga ata, nga qytetarët”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se largimi i kryetarëve të komunave përmes një peticioni do të ishte “një lloj referendumi” i cili do të hapte rrugën për një votim të dytë që do të mbahej për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Ajo ka thënë se i gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajsh.

Ndërkombëtarët po kërkojnë që Kosova ta largojë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ndaljen e protestave, zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrjen e serbëve lokalë në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy