Paralajmërohet rritja e çmimit të kafesë në Shqipëri, kryetari i Shoqatës se Bar-Restoranteve: Kemi rritur pagat e punonjësve

by informim

Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës se Bar-Restoranteve, ishte i ftuar në A2 Business nga ku foli për situatën në sektorin e shërbimeve.

Ai u shpreh se rrogat e punonjësve në këtë sektor janë rritur, si pasojë edhe kostot. Ai paralajmëroi edhe rritje të çmimit të kafesë.

banner

“Në 10 veta të pyetur 9 duan të hapin një bar/restorant. Ne nuk kemi qendra kulturore. Ne i kemi lënë teatrot, kinematë. Zyrat zhvillohen sot në bar/kafe. Njerëzit po i mbyllin punët e tyre në lokal. Ai është një klient që të zë një tavolinë në mënyrë virtuale, nuk të bën xhiro. Ai do përkujdesje, madje ka edhe ankesa. Ky nuk është një klient potencial”.

Si është situata?

“Ka një tkurrje të fuqisë blerëse. Së pari, ka ndikuar rritja e kostove. Po na ndihmon mbajtja e ulët e euros. Por në momentin që euro do të shkojë në standardin e vetë. Ne nuk operojmë më me paga minimale”.

“Kam dëgjuar për paga shumë të mira në qytete si Berati apo Korça. Në këtë drejtim, të gjitha kostot te ne janë rritur, por ne po vazhdojmë me të njëjtat çmime. Te bari i lagjes kafja është rritur, por do të rritet sërish”, u shpreh në A2 Business Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës se Bar-Restoranteve.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy