Sherr e kërcënime ndaj deputetëve jashtë mbledhjes së kryesisë, Berisha: Skenar i Edi Ramës

by informim

Ish-kryeministri Berisha në një mbledhje me deputët e tij mbështetës ditën e sotme, u ndal dhe te përplasjet në PD-në zyrtare, ku mbështetësit e ish-kryetarit Basha u përplasën me deputetët dhe gazetarët.

Berisha dënoi aktet e dhunës dhe nënvizoi se skenari i mbështetësve të Bashës e ka origjinën tek planet e kryeministrit Rama për të përçarë opozitën.

banner

“Para se ta mbyll dënoj me forcën më të madhe, gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim, ku ka patur deputetë dhe deputete. Në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugeçërish, për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta, detyrën e tyre.

Nuk jam unë që u sugjeroj atyre se cilin lajm duhet të ndjekin apo jo, por ata në asnjë rrethanë nuk mund të fyheshin apo të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duke fyer dhe kërcënuar gazetarët, janë gangsterë, janë rrugeçërish, nuk kanë asgjë të përbashkët me individë të civilizuar. Po kështu dënoj fyerjet dhe kërcënimet që u janë bërë deputetëve të Kuvendit, akte këto të një politike dhune, të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

Mbrëmjen e djeshme, mbështetësit e Lulzim Bashës dhe krerët e degëve janë futur në mbledhjen e Kryesisë, duke ushtruar presion, madje edhe duke kërcënuar deputetët që mbështetën platformën e Gazmend Bardhit. Ky i fundit u shpreh më herët se e shihte si emergjente bashkimin e demokratëve dhe nisjen e zgjedhjeve nga baza, duke mos e konsideruar emergjente zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë./Gazeta Express

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy