Kampioni portugez në një konferencë në Madrid ka folur për ardhjen e Benzemas në kampionatin e tij dhe më gjerë
Cristiano Ronaldo është rikthyer për të folur për të ardhmen e tij. Me rastin e një eventi promovues për Ursu, kampioni portugez është rikthyer në Madrid, pikërisht në hotelin Pestana CR7, ku ka mbajtur një konferencë për shtyp për të diskutuar tema të ndryshme. Ronaldo, aktualisht në Al Nassr, fillimisht u shpreh për statusin zyrtar të ish-bashkëlojtarit të tij Benzema në ligën e tij, në Al Ittihad: “Karim është një sfidë.

E dija që shkuarja në Arabinë Saudite do të hapte një dritare për këtë futboll. Lojtarët më të mirë do të shkojnë atje dhe së shpejti do të jetë një nga ligat më të mira në botë”. Ish-juventini foli edhe për të ardhmen e tij si futbollist dhe jo vetëm: “Më kanë mbetur edhe dy-tre vite karrierë, në këtë moshë është edhe më e rëndësishme të kujdesesh për veten” duke shtuar: “Nuk do të përjashtoja blerjen e një klubi i futbollit. Është diçka që do të doja ta bëja sapo të mbaroj karrierën time si lojtar”. Së fundi, duke folur për vizitën e tij në Spanjë për këtë rast, Ronaldo përfundoi: “Unë e dua shumë këtë vend, kam një shtëpi këtu dhe shpresoj të kthehem dhe të jetoj këtu”.