Takohen Atiq dhe Peci: Komunat veriore do të bëhen të qytetarëve

by informim

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiq ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Këtë e bëri të ditur vet kryetari Atiq përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, gjatë takimit kanë diskutuar për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e dy komunave.

Atiq u shpreh se në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike.

“Sot në zyrën time prita Kryetarit e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci. Pecin e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë. Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”, ka shkruar Atiq.

Kryetari i Mitrovicës veriore po ashtu theksoi se komunat do të bëhen të qytetarëve.

“Komunat tona do të bëhen të qytetarëve dhe ato do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Atiq në Facebook.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023