57
Një grua ka vdekur të martën rreth orës 14:00 në Vushtrri, pasi ka rënë në bunar.
Policia njofton se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.
“Vushtrri 06.06.2023 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës”, thuhet në raportin policor.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.