Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Zvicra mbeti neutrale, por u bombardua në disa raste. Gjithmonë gabimisht.
Megjithëse Zvicra mbeti neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u bombardua në disa raste. Gjithmonë gabimisht. Episodi më i rëndë ndodhi më 1 prill 1944. Atë ditë, grupi i 392-të bombardues i Forcave Ajrore të SHBA-së sulmoi qytetin e Schaffhausen, në Zvicrën veriore, me rreth tridhjetë B-24. Mësymja, e cila filloi nga Anglia, shkarkoi rreth 1200 bomba, të cilat shkatërruan lagje, fabrika, stacion dhe linjë hekurudhore, duke shkaktuar rreth dyzet të vdekur dhe 150 të plagosur. Aeroplanët ishin të bindur se kishin goditur disa uzina kimike në Ludwigshafen, rreth 250 km nga Schaffhausen, në territorin gjerman: gabimi ndoshta ishte shkaktuar nga një mosfunksionim i sistemeve të zbulimit.
Afërsia me kufirin gjerman ishte origjina e bombardimeve të tjera “jashtë objektivit”: në Steimam-Rhein dhe qytete të tjera (gjithsej 21 të vdekur) dhe në Zyrih (ngaterruar me Freiburgun gjerman, 7 të vdekur). Në vitin 1940, ishte forca ajrore britanike që e “riparuan”, ndërsa një duzinë tjetër sulmesh të vogla të SHBA-së prekën vende të ndryshme, duke përfshirë Chiasso-n, në kufi me Lombardinë.