Mero Baze, gazetar, ka deklaruar të enjten se “Albin Kurti paguan këshilltarë nga Tirana për ta futur Kosovën në luftë me perëndimi”.
Sipas gazetarit shqiptar, më pas Kurti ankohet për Edi Ramën, i cili sipas tij “po dëshiron ta mbajë Kosovën në aleancë me perëndimin”.
“Albin Kurti ka tre këshilltarë nga Tirana që i paguan në Prishtinë, për të futur në luftë Kosovën me Perëndimin dhe ankohet nga Kryeministri i Shqipërisë që do ta mbaj Kosovën në aleancë me Perëndimin. Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar ai në Facebook.
Këta këshilltarë të Kurtit ndryshe njihen si “grupi i Tiranës”.
Edhe në Kosovë ata kritikuan për linjën ideologjike majtiste, diçka që për eksponentë opozitarë nënkupton qasjen e gabuar të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare – e sidomos raportin me SHBA-të.