Bislimi jep shtatë arsye pse nuk duhet të bëhet Asociacioni

by informim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ofruar shtatë arsye pse nuk duhet themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, krijimi i Asociacionit është i domosdoshëm për politikë-bërësit serbë, pasi “ofron një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb”.

banner

Ai është mbështetur edhe në një “non paper” të kohëve të fundit të hartuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, i cili siç ka thënë, shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për Asociacionin.

“‘Non-paperi’ i fundit i draftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit e Serbisë (nga Vasilije Krestiq, anëtare e plotë) ofron dëshminë më të fuqishme deri më tash për qëllimet e vërteta të Serbisë prapa insistimit për Asociacionin në Kosovë”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Ai tutje ka thënë se për Serbinë kërkesa për një Asociacion të komunave me shumicë serbe nuk ka për qëllimin e integrimit të serbëve lokalë në Kosovë, por sipas tij, synimi është të vendoset një “Kalë i Trojës” në Kosovë.

“Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta pse Serbia insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por si ‘Kali i Trojës’ së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje”, ka shkruar tutje Bislimi.

Tutje, zëvendëskryeministri kosovar ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk është objektiv në vetvete, por përkundrazi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit kryesor të një “bote serbe” (“Srpski svet”) që përkon me territorin e ish-Jugosllavisë.

“Plani fillestar i Asociacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit si dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës”.

“Këto kompetenca do të çojnë përfundimisht në një Republika Srpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale. Kjo pastaj do ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit”. 

https://twitter.com/BislimiBesnik/status/1666759580213211138?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1666759581614194696%7Ctwgr%5Ee1b55118d6e615546f32132680609e28a0d25396%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbislimi-jep-shtate-arsye-pse-nuk-duhet-te-behet-asociacioni%2F

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy