Draft-statuti i Ramës, Sejdiu: Nuk është në praktikën ndërkombëtare

by informim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, te presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Lidhur me këtë çështje  ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u shpreh se “kjo bën që të konsiderohet si një çarje të raporteve, por që qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, pavarësisht që, tash për tash, sikur që e tha edhe vetë kryeministri Rama, është konfidenciale”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.

banner

Ish-presidenti Sejdiu foli edhe për kohën kur zhvilloheshin takime të niveleve të larta shtetërore në periudhën e shpalljes së pavarësisë dhe takimet e të sotmes, për të cilat i vlerëson si dy kontekste të ndryshme kohore, qoftë për nga tema, për nga intensiteti, qoftë për nga involvimi i partnerëve ndërkombëtarë në procese të caktuara.

Për periudhën e kohës së shpalljes së pavarësisë, ish-presidenti Sejdiu shprehet se ka qenë e përshkuar me një mbështetje të pa rezervë të ndërkombëtarëve, veçmas të vendeve të QUINT-it, sidomos në momentin e shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në këtë vazhdë, ish-presidenti Sejdiu kujtoi edhe procesin e dialogut, që, sipas tij, ka pasur rënie e ngritje, varësisht nga rrethanat.

“Them se ajo periudhë ka qenë me një prezantim të dinjitetshëm i ekipit negociator të Kosovës. Ekipi ka qenë homogjen në aspektin e vizionit politik”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.

Ndërkaq për paralajmërimet e ditëve të fundit nga partnerët ndërkombëtarë, ish-presidenti Sejdiu tha se duhet pasur kujdes të veçantë, sepse nuk është se mund të vijnë përnjëherë, por duke pasur parasysh rrethanat dhe proceset. “Konsultat janë të domosdoshme, ngase Kosova duhet të ketë kujdes në ujdinë me ndërkombëtarët, që kjo situatë të kapërcehet si duhet”, deklaroi Sejdiu.

Lidhur me propozimin e draft-statutit të kryeministrit Rama për Asociacionin, ish-presidenti Sejdiu kundroi në disa rrafshe. Ai vlerësoi se në aspektin e ndihmës nuk i mohohet askujt, qoftë në kuptimin e ideve, debateve, etj., derisa në aspektin tjetër, që ka të bëjë me hartimin e një drafti mund të interpretohet si një dokument që anashkalon Kosovën në këtë rast, derisa bëhet për Kosovën.

“Kjo bën që të konsiderohet si një çarje të raporteve, por që qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, pavarësisht që tash për tash, sikur që e tha edhe vetë kryeministri Rama, është konfidenciale, ndaj s’mund t’i komentojë idetë që janë dhënë”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu, teksa shtoi se kjo qasje hap shumë tema dhe nuk është në pjesën e praktikës ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy