Edhe britanikët i dalin kundër Kurtit, Abott: Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e miqve

by informim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtarë për të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri.

Pas takimit të përjavshëm me kryeministrin Albin Kurti, Abott ka thënë se s’është e nevojshme që kryetarët shqiptarë të komunave veriore të punojnë nga objektet komunale, e siç thotë ai, nuk ka nevojë as që Policia e Kosovës të luajë rolin e rojeve.

banner

“Ne mbetemi të shqetësuar si të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës për situatën në veri. Po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim. Nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët të kryejnë detyrat nga objektet komunale. Nuk besojmë se është e nevojshme të luajnë rolin e rojeve para objekteve komunale. Kanë shumë punë më të mirë për të bërë diku tjetër. Shpresoj që ditët e ardhshme të shohim përparim, propozim, ndryshim, më tepër bashkëpunim mes agjencive të sigurisë. Si ambasador, po flas me njerëz të ndryshëm për të zbuluar cila është mënyra më e mirë para. Është kohë e vështirë. Duhet të jetë normale për Kosovën që të dëgjojë këshillat nga shokët e partnerët”, ka thënë Abott të enjten.

Për propozimin e draftstatutit për Asociacionin nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Abott ka thënë se nuk e ka parë ende, por ai e di që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë shumë të afërta e që do ta kenë një takim javën e ardhshëm.

“Shqipëria është shtet shumë i afërt me Kosovën, e di që flasin qeveri me qeveri. E di që javën e ardhshme kanë takim, jam i sigurt që do të flasin për shumë çështje. Qeveria e Kosovës të dëgjojë për këto, të gjejë mënyrën e duhur para, por një që tregon mirëkuptim për brengat e miqve”, ka shtuar Abott.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy