Haradinaj-Stublla: Propozimi i Ramës për Asociacionin, veç për protagonizëm

by informim

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka vlerësuar draftstatutin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si përpjekje e tij për protagonizëm në rajon.

“Propozimi që ka dalë tani është mungesë relevance nga ana e tij, si përpjekje që të bëhet protagonist në rajon siç ka tentuar me Ballkanin e hapur pa koordinim me institucionet e Kosovës”, ka thënë ajo në “Interaktiv” të KTV-së.

Sipas saj, të gjitha veprimet e Ramës në raport me Kosovën janë “skandaloze”.

“Shpërfilljet që ua bën liderëve të Kosovës, jo atyre që i ka favoritë që s’janë në pushtet, sepse po të ishin s’do të kishte reagim të tillë, sidomos si në intervistën në BBC kur fajësoi Kosovën në të njëjtën mënyrë si Vuçiqin. Për mua është e pakonceptueshme se si një kryeministër shqiptar, duke ditur se sentimenti s’është ajo që po përfaqëson aktualisht, vazhdon të hedhë baltë në një shtet që është viktimë e një shteti kriminal e gjenocidal si Serbia”, ka thënë ajo.

Haradinaj-Stublla ka thënë se nga Rama do të duhej të pritej një strategji se si mund të ndikonte në njohjet për Kosovën dhe të zgjidhej ngërçi i asimetrisë së BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Krejt është veç protagonizëm, ai i sheh liderët e Kosovës nga një nivel supremacie, i konsideron më injorantë se ‘vizioni i tij largpamës’, që sipas tij, ne nuk e shohim. E sheh veten si të sofistikuar në aspektin diplomatik, gjë që ne s’e kuptojmë sipas tij. E ushqen sentimentin Kosovë-Shqipëri. S’duam të shohim tensione të tilla, këtë s’e bën vetëm me Kurtin e ka bërë edhe me Haradinaj. Pra sentimentin kundër njëri-tjetrit. S’dua të bëhem pjesë e kësaj narrative. Kjo s’është përfaqësuese e asaj që mendon populli. E di që të gjithë në Shqipëri janë të indinjuar me deklaratat që ka bërë sot Rama”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy