Kica-Xhelili për LVV-në: Kur flisni për mbështetje të Policisë dhe ia heq rrezikshmërinë prej pagës, a ua paguan morali bukën në fund të muajit ?

by informim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica – Xhelili, në deklarimet jashtë rendit të ditës, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Ardian Gola, i cili ka thënë se për ngjarjet në veri secili nga deputetët opozitarë do të duhej ta vendoste vetën në pozitën e mësimdhënësit të “Edukatës Qytetare”. “Si do të ua shpjegonit demokracinë, lirinë, dhe të drejtat e njeriut, sundimin e rendit, sundimin e ligjit, sovranitetin e kështu me radhë”, ka theksua Gola, i cili ka thënë se nuk do të tingëllojë as patetik e as cinik.

Por Kica-Xhelili ka thënë se ai nuk duhet të tingëllojë as populist.

banner

“A të kanë mësuar që nuk është mirë të jesh vetëm cinik e ironik por edhe populist. Kur flet për mbështetje të Policisë dhe ia heq rrezikshmërinë prej pagës e flet si duhet t’i mbështesim moralisht a ia paguan morali bukën në fund të muajit. Ky është mentaliteti me të cilin mundoheni ta atakoni secilin individ. Kur po mundoheni ta kapitalizoni patriotizmin më fal a keni harruar që deputetë në këtë sallë janë fëmijë të njerëzve që janë vrarë në luftë. Ju jeni në gjendje ta manipuloni opinionin sepse e dini që ka brishtësi të jashtëzakonshme në patriotizëm. Ne të tjerët e kemi guximin të dalim kundër asaj brishtësie sepse sot është lehtë të dalim në krah të Kurtit për populizëm. Kur dilni bëni leksione herën tjetër merreni një pasqyrë para vetës”, ka theksuar Kica-Xhelili.

Asaj i ka reaguar sërish Gola, i cili ka thënë se në fjalimin e tij nuk e ka akuzuar askënd.

“Thashë do të ishte interesant se si disa pjesëtarë të opozitës po të ishin mësues të ‘Edukatës qytetare’ si do ta shpjegonin pavarësinë institucionale sovranitetin, demokracinë. Unë nuk i futa të gjithë me një thes. Fakti që ajo ka aderuar dhe ka qenë pjesë e LVV-së në zgjedhje me një subjekt politik që ka përvojë një dekadëshe dhe nuk e paska kuptuar si funksion, kjo tregon se edhe kapaciteti i saj për t’i kuptuar fenomenet politike është i limituar. Fjalimi im ka mundur të duket si ligjëratë, por ky është defekt profesional, por po shoh që zonja Kica vuan nga një kompleks për të qenë ligjëruese. Këtë gjuhë nuk e prita”, ka theksuar Gola.

Kica-Xhelili ka thënë se të quhet e paaftë nga deputeti Gola është kompliment për të.

“Për që keni diskurse të tilla ajo nuk diskutohet por ekzistencën time politike mënyra se si po mundohesh ta shpërfytyrosh ka të bëjë më shumë më ty sesa me mua”, ka theksuar Kica-Xhelili.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy