Kurti – Cleverlyt: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme

by informim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Në një telefonatë me me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të enjten mbrëma, ndërsa kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, Kurti i ka thënë se situata këto ditë është përgjithësisht e qetë “sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë”.

Kurti theksoi se deeskalimi vjen me sundimin e ligjit si hap i parë.

“Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë. Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, ka thënë Kurti.

Në komunikatën e Kryeministrisë thuhet se ata biseduan edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar.

“Gjithashtu e njoftoi për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi”, thuhet tutje në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy