Kryeministri Edi Rama ka thënë se propozimi i draft statutit të Asociacionit është një kontribut i tij pasi palët e përfshira s’merren vesh se kush duhet ta bëjë.
Ai ka theksuar se Kosova duhet të dalë nga qorrsokaku në të cilën është futur. Rama po ashtu ka thënë se prania e forcave policore të Kosovës vetëm e rrit frymën e vetëvendosjes së serbëve në atë pjesë.
“Ky është një kontribut i domosdoshëm në kushtet kur, e përsëris, në kohën ku që të dyja palë s’merren vesh se cila palë duhet bëjë. Ndërkohë që për Kosovën është jetike që të dali nga ky qorrsokak dhe patjetër që të finalizojë procesin që e mundëson njohjen e ndërsjellë dhe që e mundëson clrimin përfundimtar të Kosovës edhe nga pengesat e natyrës legale në raport me me një pjesë të botës dhe Europës që nuk e njeh si republikë” ka thënë Rama.
“ Kjo është një gjë shumë e madhe për t’u tretur në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina tjera, pa pasur nevojë që të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet në mënyrë artificiale frymën e vetëvendosjes së serbëve në ato territore, se asnjë gjë tjetër nuk ndodhë atje përveç se ushqehet një frymë vetëvendosje e serbëve atje. Ky është fakti i hidhur por shumë i vërtetë” ka shtuar ai