Shkrepje e jashtëzakonshme: Statuja e Jezu Krishti mban hënën në duar

by

Fotografi Leonardo Sens arriti të kapte një moment unik në Brazil.

Në foton e tij, e cila u bë virale pas postimit në Instagram, shihet statuja e Jezusit në Rio de Zhaneiro duke “ngritur” hënën në duar. Sens, i cili ka fotografuar pjesë të ndryshme të Rios që nga viti 2005, shpjegoi se ai u përgatit për fotot e veçanta duke studiuar lëvizjet e hënës. Në të vërtetë, ai kishte blerë lente te reja dy vjet më parë, duke përdorur njëkohësisht aplikacione të ndryshme për të ditur momentin e saktë kur hëna do të jetë drejtpërdrejt mbi statujën e Jezusit, një nga vendet ikonë në Rio de Zhaneiro. Përpjekja e tij e parë, të shtunën e kaluar, në fakt filloi me re në qiell, por moti më në fund rezultoi të ishte aleat i fotografit brazilian pasi hëna filloi të zbehej. “Shkova më herët seç duhej dhe gjithçka që duhej të bëja ishte të rregulloja trekëmbëshin dhe të prisja që hëna të rreshtohej,” përfundoi Sens për foton e tij magjike.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy