Ushtria e Ukrainës fillon kundër-ofensiven ndaj ushtrisë ruse

by informim

Sipas “Washington Post”, ushtria ukrainase ka filluar kundërofensiven e shumëpritur ndaj trupave ruse duke kthyer shpresën për rivendosjen e sovranitetit total territorial në vend.

Ku burim është mbështetur në burime të ndryshme të ushtrisë ukrainase të cilat tregojnë për intensifikimin e sulmeve në jug-lindje të vendit.

Dy burime zyrtare ukrainase, një prej të cilave e afërt me presidentin Volodymyr Zelensky, kanë konfirmuar për “ABC Neës” se një fazë e kundërofensivës ukrainase është në zhvillim e sipër.

Edhe sipas kryetarit të lëvizjes “Ne jemi bashkë me Rusinë”, Vladimir Rogov, trupat ukrainase kanë tentuar një sulm në shkallë të gjerë në rajonin e Zaporizhias në tre ditët e fundit.

Ndërkohë, Kremlini nëpërmjet zëdhënësit Dmitry Peskov ka deklaruar se sabotimi i një strukture për eksportin e amoniakut nga Rusia, e ndodhur në rajonin ukrainas të Kharkivit, do të ketë një impakt negativ ndaj akordit për eksportin e grurit ukrainas, që skadon më 17 korrik.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy