Për shtensionimin e situatës në veri të vendit u diskutua sot në qendrën mediale në Graçanicë. Aty pjesëtarë serbë të shoqërisë civile folën për nevojën që 4 komunat veriore të vendit të shkojnë në zgjedhje si formë për shtensionim të situatës dhe rikthim të serbëve në institucione.
Në këtë debat mes tjerash u theksua se problemet në veri janë pasojë e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tyre, përmes strukturave paralele nuk lejoi qytetarët serbë që të dalin në zgjedhje.
Përfaqësues të shoqërisë civile nga komunat veriore diskutuan të premten për situatën në veri pas tensioneve të fundit atje.
Disa nga aktivistët thanë se problemet në veri janë pasojë e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili sipas tyre, përmes strukturave paralele nuk lejoi qytetarët serbë që të dalin në zgjedhje.
“Atje protestojnë strukturat e pushtetit që janë fajtorë për gjithçka dhe tani me çdo kusht kërkojnë të kthehen në ata kolltukë. Përveç tyre, janë strukturat që ata kanë krijuar, të cilët tani shumë ashpër janë të interesuar që të mos mbesin pa paga. Ndërsa, ka njerëz që kanë vuajtur dhe po protestojnë me sinqeritet, duke mos e kuptuar se manipulimi është shumë i madh dhe se pushteti po i vendos në pozitë që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre”, thotë Nenad Radosavleviq nga Iniciativa Qytetare “Narodna Pravda” në Leposaviq.