Albert Musliu: Mickoski s’mund ta shkel vullnetin e shqiptarëve, BDI shkon në opozitë vetëm nëse vendos Ahmeti

by informim

Analisti Albert Musliu, thotë se as VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit dhe asnjë parti tjetër maqedonase nuk mund ta anashkalojë vullnetin politikë të shqiptarëve për ta lënë jashtë Qeverisë partinë më të madhe shqiptare. Në një intervistë për gazetën LAJM, njohësi i mirë i rrethanave politike,

Musliu, tha se BDI-ja mund të del nga Qeveria për hirë të zhbllokimit të procesit integrues, nëse VMRO-ja pranon të votojë për ndryshimet kushtetuese, për çka shprehet optimist. Në intervistën e tij për gazetën LAJM, Musli flet edhe për kryeministrin shqiptar, zgjedhjet e parakohshme, si dhe përçarjet në BDI.

banner

“Është naive si kërkesë ajo që e bëri z.Mickoski sepse ne e shohim që ka një tendencë në 5-6 muajt e fundit edhe kur i drejtohen qeverisë me një ton sarkastik, Qeveri e BDI-së…pra nuk vetëdijësohen assesi. Shqiptarët kanë histori politike pak më të gjatë. P.sh. maqedonasit nuk e dijnë kush është Sinan Hasani, maqedonasit nuk e dijmë temin “shqiptar i ndershëm”. Ne kemi jetuar dhe jemi rritur me ato histori, me ato narrative dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm se të përzgjedhurit e shqiptarëve do t’i vendosit vetë dhe jo VMRO-ja. Mendoj që është një gafë të cilën nuk janë duke e përmirësuar. Kërkesa për qeveri të zgjëruar pa BDI-në nuk është e vetmja, asaj i paraprinte një narrative që ishte pezhorativ, jo vetëm për BDI-në por pezhorativ ndaj oponentin politik duke mos e marrë për bazë se çfarë refleksione shkakton. Është e mundur vetëm nëse BDI-ja pranon për hirë të një procesi që do të jetë afatshkurt t’ia përmbush edhe “atë qejf” dhe mos të humbet fokusi prej kryesores që është ndryshimi i kushtetutës”, thotë Musliu.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy