Pasi ta pranon vendimin në formën e shkruar nga Gjykata Supreme, Feta Alimi thotë se drejtësi për 27 prillin personalisht do ta kërkon në Gjykatën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg.
Ai beson se padrejtësia ndaj tij nuk do të mund të zbardhet në institucionet e vendit dhe për këtë arsye kërkon drejtësi të paanshme në institucionet ndërkombëtare.
“Po patjetër. Sa kam dëgjuar edhe Gjykata Supreme e ka vërtetuar. Tani do të përgatitem për në Strasburg, individualisht”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt…”.
Ish i dënuari për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvend, Abdylfeta Alimi i cili njëkohësisht është personi i cili shpëtoi Ziadin Selën, shpreh ekskluzivisht në “Rruga drejt” të vërtetën për hapjen e dyerve të Kuvendit te Maqedonise Veriore. Alimi thotë se është dëshmuar se çelësat për të cilat është dënuar, nuk kanë hapur dyert e Kuvendit. Ai foli edhe për përjetimet në burg, ofertat joshëse politike me kusht lirinë dhe të gjitha lëshimet e tjera që ndodhën sipas tij qëllimisht më 27 prill të vitit 2017 kur protestuesit e dhunshëm u futën në Kuvend.