Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi mbetet në qendër të vëmendjes me paraqitjet atraktive që bën në rrjetet sociale.
Artistja nga Peja këto ditë ka nisur pushimet në bregdet dhe nga atje nuk kanë munguar imazhet joshëse.
Edhe së fundmi ndau me fansat foto në të cilat dukej në formë të mirë dhe e mahnitshme.
Ana pozoi e veshur me një kostum me ngjyra të ndezura portokalli dhe të kaltër që ia vinte në pah linjat e formësuara të trupit.
“Ti e meriton botë”, ka shkruar Ana në mbishkrimin e fotografie që mori komente dhe pëlqime të shumta nga ana e admiruesve.
Ndryshe, kujtojmë që Ana muaj më parë ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ndërkohë, kënga e saj e fundit mbetet ajo në bashkëpunim me motrën e saj Arta Kabashi “T’du hala”.