Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka bërë të ditur se Policia e Serbisë ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
Sipas Velës, Ismaili u arrestua për shkak se e lejoi një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.
Vela ka shkruar në Twitter se ky arrestim ka ndodhur nga represioni i egër prej regjimi të Vuçiqit. Sipas tij, Ismaili duhet të lirohet menjëherë nga paraburgimi.
“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës! Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit. Z. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi”, ka shkruar Vela.
Serbia’s police arrested the head of the House of Culture in the municipality of Bujanoc, Jetmir Ismaili, a local Albanian for allowing a theatric play funded by Kosovo institutions!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 9, 2023
Outrageous repression from Vučić’s regime. Mr Ismaili shld be released immediately from custody.