Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri rrëmben vëmendje me secilën paraqitje që bën.
E ndjekur nga afro dy milionë persona në Instagram, artistja sjell fotosesione nga më të ndryshmet, ashtu siç ka vepruar edhe së fundmi.
Në imazhe e reja, 34-vjeçarja shihet e veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë ndërsa ka makijazh të theksuar dhe flokët e vendosura në bisht.
“Oh, sa po gabon me mua”, ka shkruar Dafina sipër fotove teksa dukej e mahnitshme dhe tejet atraktive.
Ndërkohë, natyrisht të shumta kanë qenë edhe komentet nga ana e fansave të autores së hitit “Malli”.
Ndryshe, Dafina aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit që solli në bashkëpunim me Rzon “Fuxk You”.
Krahas kësaj, artistja mbetet e angazhuar edhe me mbrëmjes të shumta muzikore.