Gallieni: Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundim të ligjit në veri

by informim

Pas zhvillimeve në fund të muajit maj në veri të Kosovës, zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për aktivitetet e KFOR-it.

I pyetur rreth arrestimit të dy protestuesve të dhunshëm në veri, ai ka thënë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit, .

“Po, sepse Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe për zbatimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Gallieni.

Tutje, ai ka treguar se këta dy persona më vonë janë arrestuar nga Policia e KFOR-it.

“Gjatë protestës, dy djem që po kryenin një aksion të paligjshëm apo të dhunshëm ndaj trupave të KFOR-it, u ndaluan, por më pas, Policia e KFOR-it i mori dhe nëse i ka arrestuar, ata kanë gjetur diçka të jashtëligjshme në sjelljen e tyre”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se më 29 maj, 30 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga përleshja me protestues të dhunshëm serbë që kishin dalë para tri objekteve komunale në veri të vendit në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj për ta ushtruar detyrën e tyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy