Gjenerali hungarez: Ngjarjet e fundit në Veri tregojnë se konflikti i ngrirë mund të ringjallet çdo moment

by informim

Gjenerali hungarez, Gabor Borondi, në një intervistë për “honvedelem.hu”, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Republikës së Kosovës dhe për protestën e dhunshme të 29 majit ku mbetën të plagosur edhe disa ushtarë hungarez.

Borondi ka thënë se ajo që ka ndodhur së fundi në veri të Kosovës, tregon atë që Hungaria gjithmonë e ka thënë, pra që ka një konflikt të ngrirë të përkohshëm i cili mund të ringjallet në çdo moment,

banner

“Ngjarjet e së kaluarës së afërt kanë treguar qartë atë që Hungaria ka thënë gjithmonë: në këtë rajon me rëndësi të veçantë për ne, ka një konflikt të ngrirë përkohësisht që mund të ringjallet në çdo moment”, ka deklaruargjenerali hungarez Borondi,

Teksa ka folur për përleshjen e 29 majit me protestuesit e dhunshëm serbë në Zveçan, Borondi ka treguar se forcat hungareze kanë kryer detyrën e tyre në nivelin më të lartë dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Ai ka treguar se disa ushtarë hungarez janë kthyer në detyrë edhe përkundër se janë lënduar.

Borondi ka thënë se ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është se komandanti i kontingjentit hungarez dhe stafi menaxhues kanë qenë përgjatë gjithë kohës duke u marrë me situatën dhe protestën masive.

“Ne jemi kujdesur për të plagosurit tanë në nivelin më të lartë dhe disa kanë treguar tashmë se do të dëshironin të ktheheshin te shokët e tyre pas shërimit”, ka thënë ndër të tjera gjenerali hungarez.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy