Gjermania pranon draftstatutin e Ramës për Asociacionin, s’e komentojnë përmbajtjen

by informim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditë më parë ka dalë me një draft-propozim për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin ia ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.

Gjermania tashmë ka konfirmuar se ka pranuar prpopozimin e Ramës, por që të njejtin nuk kanë komentuar përmbajtjen e tij.

banner

“Ne mund të konfirmojmë marrjen e një dokumenti të tillë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk duam të komentojmë përmbajtjen konfidenciale”, tha për Kosova Online zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Rama njoftoi dje se i ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një propozim për draft Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, duke shtuar se nuk e kupton ngurrimin e autoriteteve të Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën në veri e cila “po merr përmasat e një tragjedie politike për Kosovën”.

Kujtojmë se Ekipi Menaxhues për themelimin e Asociacionit, i cili është i autorizuar me Marrëveshjen e Brukselit për hartimin e Statutit, ka paraqitur propozimin e tij gjatë raundit të fundit të dialogut në nivelin më të lartë në Bruksel.

Ai propozim, megjithatë, nuk u miratua nga qeveria e Kosovës, i cili vetëm një ditë më vonë shkarkoi Ekipin Menaxhues.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy