Interi e ka refuzuar ofertën e parë konkrete nga Chelsea për Andre Onana por bisedimet do të vazhdojnë pas finales së Ligës së Kampionëve, shkruan një raport
TMW ka dhënë detaje së si Blutë janë seriozisht për ta blerë kamerunasin 27 vjeçar për pozitën e portës këtë verë dhe janë të gatshëm që ta zëvendësojnë Edouard Mendy për një portier afatgjatë.
Onana thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Chelsea por oferta e parë e klubit të Interi – rreth 40 milionë euro – është refuzuar nga klubi i Serie A, i cili është i tëri i fokusuar në finalen e Ligës së Kampionëve që luan nesër kundër Manchester City.
Bisedimet do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme pas finale ku edhe Romelu Lukaku mund të përfshihet në diskutime. Sulmuesi belg nuk ka për synim që të rikthehet edhe njëherë që të punojë me Mauricio Pochettinon dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në bisedimet me skuadrën e Premier Ligës
Nëse Onana largohet këtë verë, Interi do të shikojë blerjen e portierit të Empolit, Guglielmo Vicario si zëvendësim të tij. Portieri 26 vjeçar ka shkëlqyer në Toskanë këtë sezon dhe është gati për të luajtur për një top skuadër.