Qeveria e Kosovës flet për draft-statutin për AKS-së të propozuar nga Rama

by informim

Rreth draft-statutit të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është deklaruar Qeveria e Kosovës. Sipas ekzekutivit, Kosovës i nevojitet mbështetja por jo ndërmjetësuesit.  Qeveria e Kosovës, është deklaruar për herë të parë pasi Shqipëria ua përcjelli një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu në një përgjigje me shkrim për RTK-në ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për ndërmjetësues të tjerë në këtë proces.

banner

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republikë Serbe në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.

“Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”.

Për analistin e çështjeve politike, Dorajet Imeri, dokumenti i dërguar nga Edi Rama për Asociacionin, nuk mund të kualifikohet nëse është i mirë apo i keq, për aq kohë sa nuk dihet përmbajtja.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy