Rrahu dhe dhunoi bashkëshorten në Slloveni, paraburgoset malishevasi

by informim

Një muaj paraburgim i është caktuar malishevasit L.H. të dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj bashkëshortes së tij A.K., por edhe për dhunimin e saj.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë, e cila ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke njoftuar se i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “Dhunë në familje” dhe “Dhunim”.

banner

“Nga 15 janari 2022 deri më 02 maj 2022 në Zhalec, Republika e Sllovenisë, i pandehuri në banesën e tij shkakton dhunë në familje, respektivisht keqtrajtim fizik dhe psikologjik, ndaj bashkëshortes së tij të dëmtuarës A. K., ndërsa me datën 02 maj 2022 në orët e mëngjesit i pandehuri kryen akt seksual me të dëmtuarën A. K., pa pëlqimin e saj”, thotë Gjykata,

Rasti është iniciuar në bazë të kërkesës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nga Prokuroria e Qarkut në Celje, Republika e Sllovenisë, për transferim të procedurës në çështjen penale kundër të pandehurit L. K. nga fshati P., i Malishevës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase “kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”.

I pandehuri, sipas Gjykatës, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 qershor 2023 dhe do të zgjasë deri më 6 korrik 2023.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy