Rriten çmimet e Kurbanit për Bajram

by informim

Jemi shumë afër festës së Kurban Bajramit , festë kjo e cila karakterizohet me therjen e kurbaneve. Therja bëhet pas faljes së namazit të Bajramit.

Shumë qytetarë të besimit islam, blejnë kurban dhe mishin e tyre e shpërndajnë tek familjet e varfra.

Këtë vit krejt ndryshe duket të funksionoj shitja e kurbaneve. Tregu i kafshëve është i zbrazët. Tregtarët  e kurbaneve kanë vendosur që shitjen e tyre, ta bëjnë përmes porosive Online.

IndeksOnline , ka vizituar tregun e kafshëve në ditën e “pazarit” të martën në Prishtinë, por aty nuk u pa asnjë shitës tregu, pasi që tregu ishte i boshatisur.

Me një kërkim të thjeshtë në google, dalin mjaftueshëm faqe në rrjete sociale, me mbishkrime “Shesim kurban me çmimin 160 euro”.

Të kontaktuar nga IndeksOnline, një shitës online, thotë se çmimi kurbanit me prerje dhe transport është 167 euro.  

Çmimet e kurbanit janë dukshëm më të larta, se një vit më parë.  Vitin që shkoi çmimi për një kurban ishte 120-130 euro. Ndërkaq këtë vit, çmimet e  kubanëve janë rritur për 30 euro më shumë.

Këtë vit sipas kryemyftiut të Bashkësisë Islame Ramadan Shkodra,  çmimi i Kurbanit do të jetë 160 euro. Ndonëse Shkodra thotë se çmimet e tregut nuk i cakton Bashkësia Islame, por shitësit.

“Këtë vit  çmimi për kurban është 160 euro , çmimet i cakton tregu jo ne . Ne nuk jemi pronarë të çmimeve”, tha Shkodra

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy