Analisti politik, Agon Maliqi, ka komentuar daljen e sotme të kryeministrit Albin Kurti në Paradën e Krenarisë. Maliqi ka thënë se dalja e Kurti në Paradë është një lajm i mirë, si një vazhdimësi e mirë e cila ishte vendosur nga krerët e shtetit.
Maliqi ka thënë se nga një veprim i tillë i Kurtit, militanti mesatar do të përjetoj një kushllus të madh emocional, por thotë se ndoshta një pjesë edhe edukohen pak.
“Mospajtimet e thella anash, lajm i mirë dalja e parë e Kurtit në paradën e krenarisë, si vazhdimësi e një standardi tashmë të vendosur prej prijësve të shtetit. Militanti mesatar përjeton kushllus të madh emocional, por një pjesë e vogël ndoshta edhe edukohet pak.”, ka shkruar Maliqi.