Në një incident që ndodhi në pasditen e së hënës, më 29 maj, në Zveçan, rreth 30 pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, u lënduan gjatë një intervenimi për shpërndarjen e protestuesve serbë.
Ndërhyrja e KFOR-it u bë pasi paraprakisht iu kërkua protestuesve të hiqen nga zona, por ata refuzuan dhe sulmuan me gjësende të ndryshme, përfshirë mjete eksplozive.
Protesta në Zveçan kishte një ndikim të veçantë nga Beogradi, duke përfshirë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë si, Bane Jakshiq dhe Bojan Topliçeviq, të cilët ishin prezentë në vendin e protestës për të shkaktuar trazira.
Njëri prej sulmuesve të identifikuar, Marko Nikoliq, u përfshi në sulmet direkte ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, duke rezultuar në lëndime të rënda për rreth 30 persona.