Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar një intervistë telefonike për “Bloomberg” ku ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Kurti ka thënë se Serbia duhet të ndërprerë përkrahjen për milicinë që ka shkaktur protesta në veri dhe se përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj,
“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme,” tha ai. “Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne.”, ka thënë Kurti për Bloomberg.
Kurti i ka quajtur “të padrejta” kritikat e aleatëve, dhe siç shkruan Bloomberg, Kurti e ka bërë të qartë se Qeveria e tij nuk tërhiqet pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe BE.
Në këtë intervistë ka folur për presionin ndaj Qeverisë dhe për vendimin e SHBA-së për të përjashtuar FSK-në nga Defender Europe, duke thënë se “s’është mirë që Kosova të bullizohet”.
Ai tutje ka thënë se “sa herë që SHBA kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si”.
Ndërkohë për përjashtimin e FSK-së nga ushtrimet, Kurti ka thënë se është diçka “jo e drejtë”.
“Nuk është në rregull të bullizosh Kosovën,” tha ai. “Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si”, shtoi ai, duke e quajtur përjashtimin nga manovrat “jo të drejtë”.