Scholz do të flasë në telefon me Putinin

by informim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz planifikon të flasë në telefon me Vladimir Putinin.

I pari i qeverisë gjermane tha se do t’i kërkojë presidentit rus të tërheqë trupat nga Ukraina, raporton skynews.

banner

Në një kongres të kishës protestante gjermane në Nuremberg, ai tha se në të kaluarën kishte folur me telefon me liderin rus.

“Kam në plan ta bëj sërish së shpejti”, shtoi 64-vjeçari, i cili në postin e kancelarit e pasoi Angela Merkelin.

Theksojmë se Putini pothuajse është izoluar krejtësisht pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy