Shpërthim në fabrikën e eksplozivëve në Turqi, të paktën pesë të vdekur

by informim

Pas shpërthimit në një fabrikë në kryeqytetin turk, Ankara, kanë humbur jetën pesë persona.

Fillimisht një zjarr dhe më pas një shpërthim ndodhi në një fabrikë të raketave dhe eksplozivëve të Makinerisë dhe Industrisë Kimike (MKE), në rrethin Elmadag të Ankarasë.

banner

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se nga shpërthimi mbetën të vdekur pesë punëtorë, raporton t24

Gjithashtu është raportuar se në lidhje me këtë tragjedi ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ.

Fabrika funksionon për të plotësuar nevojat për raketa dhe lëndë plasëse të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Ministrisë së Brendshme.

Në fabrikë kryhen gjithashtu teste shpërthimi, nxehtësie dhe qitjeje dinamike të karburantit të raketave dhe barutit. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy