Anësori Ramush Ramadani do ta vazhdojë karrierën te kampioni i Kosovës, Ballkani.
Ramadani kishte paraqite shumë të mira në vjeshtë me Ferizajn, ndërsa në pranverë luajti më pak.
“Kualiteti i mesfushës tonë është pasuruar edhe me më shumë kreativitet e forcë”.
“Familjes kampione i bashkohet futbollisti Ramush Ramadani, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare”.
“Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajt, është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, në përgatitjet për kampanjën evropiane. Klubi i uron mirëseardhje Ramushit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ramadani më parë ka luajtur edhe te Prishtina, ku kishte debutuar në Superligën e Kosovës.