Bukuroshet shqiptare, Arta Nitaj dhe Arta Elezaj, po shijojnë disa ditë pushimi.
Aktoret, të cilat u bënë të famshmë nga seriali “O sa mirë”, si destinacion kanë zgjedhur Spanjën.Ato po kalojnë një kohë të mrekullueshme në Ibiza, ndërsa në rrjete sociale nuk kanë munguar as me imazhe atraktive.
Screenshot/Instagram
Ka qenë modelja nga Klina që ka shpërndarë disa imazhe në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi 240 mijë njerëz.
Kaçurrelja shfaqet në top formë e veshur në Givenchy, përfshirë këtu edhe një çantë të tillë.
Të njëjtat janë mikesha të ngushta dhe pothuajse në çdo vend janë bashkë.
Elezaj dhe Nitaj ka kohë që nuk kanë qenë aktive me ndonjë projekt televiziv.