136
Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar ka thënë se fituan dy mandate në zgjedhjet parlamentare dhe se shpreson që Mali i Zi të ketë një qeveri të qëndrueshme që do ta sjellë atë në Bashkimin Evropian.
Ai ka folur për “Radio Televizionin e Malit të Zi”.
“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, ka thënë Gjeloshaj.
Ai ka përsëritur se ky është një rezultat i shkëlqyer për këtë subjekt politik