35
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti kishte kanosur policët.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 22:45.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosë dy zyrtarë policor pasi ata e kishin ndaluar të dyshuarin për shkak se kishte vozitur veturën me shpejtësi të madhe dhe i kishte rrezikuar pjesëmarrësit në trafik”, njofton Policia.
Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.