Konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Veri

by informim

Drejtoria rajonale e Policisë së Mitrovicës në veri, të shtunën ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar nga komuna e Zubin Potokut posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).

Si rrjedhojë në lagjen e fshatit të lartcekur herë pas here janë shkaktuar probleme me energjinë elektrike dhe “qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe kërkohet ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje”.

banner

Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur 11 pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).

“Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë  lartcekur”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy