Nimanbegu: Pakicat do të jenë vendimtar në Mal të Zi

by informim

Rruga evropiane e Malit të Zi nuk bën dot pa minoritetet dhe ajo shqiptare është e diskriminuar prej vitesh, deklaroi Genci Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare”.

Kjo e fundit ka siguruar deri më tani një deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Malit të Zi, raporton rtcg.

Ai tha se kanë kërkesa standarde politike – vazhdimin e rrugës euroatlantike dhe marrëdhënie të mira fqinjësore ndërsa veten e shohim në koalicion me të gjithë ata që e mbështesin këtë, transmeton Telegrafi.

“Ne e mbrojtëm statusin tonë të deputetit, kemi rritur përqindjen e votave dhe jemi të kënaqur edhe me rezultatet e pakicave të tjera. Ai grup deputetësh do të jetë vendimtar për zhvillimin e Malit të Zi”, theksoi Nimanbegu.

Politikani shqiptar beson se “bredhjet në partitë politikë” kanë ndikuar që qytetarët të dalin më pak në zgjedhje.

Ai vlerësoi gjithashtu se në politikën malazeze kanë ndodhur ndryshime tektonike.

Ndryshe, Nik Gjeloshaj i Forumit Shqiptar ka bërë të ditur se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në parlamentin malazez.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy