UEFA zgjodhi edhe lojtarin e talentin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve

by informim

Pas formacionit të sezonit nga UEFA në Ligën e Kampionëve, janë publikuar edhe dy emrat e lojtarëve si më i miri dhe si talenti më i mirë.

Shtëpia e futbollit evropian me gjasë ka befasuar shumëkë me formacionin e këtij edicioni, ndërsa mund të pajtoheni për dy emrat e rinj nga kategoria e lartcekur.

Rodri është emëruar si lojtari më i mirë i sezonit, derisa shënoi golin e fitores në finale për Manchester Cityn.

Mesfushori defanziv ka bërë 12 paraqitje, ndërsa ka shënuar dy gola, por nuk kishte asnjë asistim.

Talenti më i mirë i këtij sezoni sipas UEFA-s ishte Khvicha Kvaratskhelia i Napolit, me skuadrën e tij që arriti deri në çerekfinale, për t’u eliminuar nga Milani.

Gjeorgjiani zhvilloi nëntë paraqitje, kishte dy gola të shënuar, ndërsa realizoi edhe katër asistime.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy