24 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Kosova duhet të dalë nga qorrsokaku me dialog, jo me policë

by informim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s 24 vjet më parë në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve dhe pa miq të mirë sot nuk do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë.

banner

Kreu i qeverisë shkruan se sot më shumë se kurrë është dita që Kosova të dalë nga qorrsokaku me dialog dhe jo me policë.

Postimi i plotë:

Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy