Ambasadori rus në Beograd: Fjalën e fundit për Kosovën e jep Këshilli i Sigurimit, i besoj “qëndrimit konsistent” të Vuçiqit

by informim

Deri më tash Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “nuk ka dhënë asnjë indikacion” se do të mund të ndërrojë qëndrim në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, duke folur për median e afërt me regjimin serb “Novosti”. Harçenko tha se i beson “qëndrimit konsistent” të Vuçiqit.

“Nëse shtetet mbështetësin hapa armiqësorë, ata duhet të jenë në listë me shtetet armiqësore”, tha Harçenko, duke shtuar se nuk dëshiron të spekulojë nëse Serbia mund të detyrohet të imponojë sanksione ndaj Rusisë. “Është më mirë të shohim me shpresë”.

banner

“Është vështirë të thuhet se sanksionet mund të jenë hapa miqësorë, sigurisht se janë armiqësorë”, vazhdoi ai, duke shtuar edhe atë se shumica e popullatës serbe janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Federatës ruse.

Harçenko nuk la pa folur edhe për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, për çka tha se Moska “është e zhgënjyer” me vendet perëndimore “të cilët po provojnë ta lënë Rezolutën 12/44 në harresë”. Sipas tij, Rezoluta 12/44 e adoptuar në qershor të 1999’ës “është ende në fuqi” dhe se “do të luajë rolin e saj”.

“Deri më tash, askush nuk e mohon se vendimi final rreth Kosovës duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pavarësisht ndryshimeve në pikëpamje”, ka thënë ambasadori rus. Madje, Harçenko beson edhe se “një zgjidhje e drejtë dhe afatgjate” për Kosovën “është e mundur vetëm pas një ndryshimi globale”.

Kujtojmë se Harçenko ishte kategorikisht kundër planit franko-gjerman i cili u konkretizua në Marrëveshjen e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: “Plani franko-gjerman thelbësisht përfaqëson njohje ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Perëndimi haptazi insiston që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës”, shprehej ambasadori rus.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy