Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve duket provokuese dhe ngacmon imagjinatën e ndjekësve.
E një gjë të tillë, interpretuesja e hitit “Amazing Girl” e ka bërë edhe së fundmi në fotografitë e publikuara në rrjetin social Instagram.
Dafina ka pozuar e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër, duke vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, gjersa në njërën prej pozave, Dafina ngacmon imagjinatën e ndjekësve duke pozuar me dorën e futur në zonën intime
Ndërkohë në mbishkrimin e fotografive, ajo iu referuar motit të paqëndrueshëm që po mbizotëron këto ditë në vend.
“Shi shi lag o shi, lage token me buri. Rrite grurin bane tek, pastaj dielli le ta pjekë”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e këtye fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar.