Kamberi: 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit kapitulloi

by informim

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e quajtur si dita e fitores së lirisë “mbi fashizmin”, derisa thotë se 24 vjet më parë politika fashiste e Millosheviqit ka kapitulluar.

“Përpjekja shekullore, sakrifica dhe lufta e pandërprerë e popullit shqiptar për liri, demokraci e barazi, për Kosovën shtet të pavarur, aspiratë e përkrahur nga miqtë e partnerët strategjikë të NATO-s, u kurorëzua me fushatën 78 ditëshe të sulmeve ajrore ndaj regjimit fashist të Beogradit”, ka shkruar Kamberi.

banner

Kamberi ka thënë se luftën e fituam me NATO-n, derisa ende jemi “në përpjekje të realizimit të porosisë së presidentit Clinton që “Paqen ta fitojmë vetë”.

“As 24 vjet pas dëbimit nga Kosova, në Beograd nuk ka ndryshuar narracioni për Kosovën e as aspirata kolonialiste se Kosova është ‘tokë serbe’. Politika zyrtare dhe disponimi i përgjithshëm akoma po ushqehet nga mitet mesjetare duke shpërfaqur mungesë totale të realizmit politik”, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Tutje, ai është shprehur se në situata të tilla roli i partnerëve strategjikë perëndimorë dhe miqve të NATO-s imponohet i pazëvendësueshëm për definimin e të ardhmes së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy