Katër kandidatë për ambasadorë të Shqipërisë po prezantohen në Komisionin e Jashtëm.
Ata janë Blerta Kadzadej, e cila po propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin.
Mustafa Nano, kandidat për Ambasador në Zvicër, jo rezident.
Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në NATO, rezident
Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident
Gjoni, kandidati për ambasador në NATO nisur edhe nga situata në Veri të Kosovës, tha se Kosova do të jetë prioritet.
“Do të punoj me fokus për të nxitur vëmendjen e NATO-s kundrejt rajon tonë për gjithësi dhe Kosovës në përgjithësi. Do të garantoj bashkëpunim aktiv me ministrinë e mbrojtjes me angazhimet ushtarake të vendit tonë në NATO. Për t’iu falënderuar për inkurajimin. Dua të jap garanci që në punë rime qoftë para dhe tani prirem nga interesat kombëtare dhe s’do ketë një rast të vetëm që të dalloni një element të anësisë politike. Në atë moment të jeni të sigurt që do kthehem këtu dhe s’do jem përfaqësues i Shqipërisë. E them para jush që ta keni si fakt. Ne njihemi me një pjesë të mirë prej jush. Gjysmën e jetës e kam kaluar në ministrinë e jashtme, bëhen 20 vjet që punoj në këtë sektor. Çështja e Kosovës, nuk për te problem kryesor që ka NATO Ukraina, por tek interesi ynë që lidhet me rajonin, por në mënyrë të veçantë edhe më Kosovën. Është një çështje që është e rregullon më konventa ndërkombëtare, ne jemi brenda NATO-s, një organizatë ku katër vende nuk e kanë njohur Kosovën, kjo do jetë pjesë e punës dhe veprimtarisë politike që ne do bëjmë atje”, tha Gjoni.
Një replikë për të ka pasur deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili kërkoi që Gjoni të tejkalojë qëndrimet e qeverisë shqiptare kundrejt Kosovës dhe të bëhet krah i saj.
“Me emrin e gjonit si përfaqësues në NATO, është zgjedhje e mirë, cilësore, në eksperiencë dhe ekspertizë dhe në rëndësinë e atij misioni që ka përballë për të kryer. Sugjerim miqësor. Do shpresoja të tejkalohej një paqartësi që e konsideroj në qëndrimin e Qeverisë sikur bëhet fjalë për Kosovën. Shqipëria nuk mund të jetë palë e tretë, Shqipëria do mbete palë në krah të Kosovës. Eksperienca juaj i jep të drejtë këtij shqetësim tim, e pohoni ase jo. Është shumë jetike mbështetja që i japin në Kosovës”.
Duke theksuar se do të ketë si synim forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve kandidati shtoi se një tjetër prioritet i tij do të jetë arritja e një marrëveshje për ekstradimet në mënyrë që të marrë fund liria e bosëve të mafies që fshihen në Dubai.
“Kuadri lidhor është i konsoliduar. Sa i takon marrëveshjeve në fushën penale janë pothuajse të papërfunduara. Por mesa lexoj nga dosjet ka filluar puna dhe roli im do jetë që të shtyhet më tej. Si psh marrëveshja e ekstradimit, që nuk është vetëm për ne por për shumë të tjera, do ta shoh me prioritet dhe e kam një nga objektivat e aktivitetit të ardhshëm në atë vend. E specifikova që do jetë prioritet marrëveshje në gjyqësor dhe në atë të ekstradimeve në veçanti. Pro varet si do shkojë ne perspektivë, sepse është e dyanshme”.
Një tjetër kandidat Mustafa Nano tha se nuk e kishte pritur që do t’i ofrohej të kandidonte për ambasador.
“Kam më shumë se dy dekada që nuk e kam menduar që do ndodh në rrethana të tillë, pasi e lash detyrën e diplomatit dhe u futa në gazetari, mendova që do ne gazetari do vdisja, mbase aty do vdes. Megjithatë ja ku jam. Siç shpresoj që detyra e ambasadorit të jetë gjithashtu interesante, por për të dytën nuk kam dyshime, sidomos për faktin që do jem në Zvicër, është një vend që e dua shumë, e akoma dashur gjithmonë besoj se bini në një mendje me mua që është vend i mrekullueshëm. E shoh si një detyrë që edhe me ata do komunikoj vazhdueshëm, Kosova ka diplomacitë e veta, ambasadat tona e kanë bërë të udhës që ta mbajnë hapur derën për shqiptarët e të gjitha viseve. Duke mbajtur një fokusim të veçantë që detyra që mua më takon, të përgjigjem për vendin tim, por edhe për ata shqiptarë që i përkasin vendit tim. Unë e kam përfytyruar punë e mbase edhe kur nuk e çoja nëpër mend që këtë detyrë mund ta bëjë, si një detyrë shumë të fisshme. Do doja të isha më aktiv, sa herë për shqiptarët, flitet, raportohet në media, sa herë flitet në politikën zvicerane. Do doja që zëri i ambasadorit të jetë i pranishëm, në forma të caktuara. Detyra tjetër është rrugëtim, si çdo ambasador tjetër. Do kuroj marrëdhëniet mes shteteve, në terma ekonomikë, kulturorë. Do ta bëj me dëshirë me zell”.